Site icon Telegrafi

I moshuari i cili u shty në tokë nga policia e Buffalos në SHBA, po fshihet pas kërcënimeve për vdekje

Aktivisti 75 vjeçar, i cili plasariti kokën pasi u shty në tokë nga policët e Buffalos, gjatë një proteste në SHBA, po fshihet për shkak të kërcënimeve me vdekje, tha avokati i tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Martin Gugino, nuk do të kthehet në shtëpi, kur të lirohet nga spitali, pasi mesazhet kërcënuese kanë ngjallur frikën për sigurinë e tij.

“Për të shmangur rrezikun, Martin do të përfundojë terapinë në një vend të panjohur, kur të lirohet nga spitali”, u shpreh avokati i tij Kelly Zarcone.

Ai tha ndër tjerash, se i moshuari me kancer nuk pritet të lirohet edhe një javë tjetër, pasi i njëjti pësoi një lëndim të kafkës pasi u shty nga oficerët më 4 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version