Site icon Telegrafi

MOS U DORËZO KURRË

Poezi nga: Ron Whitehead
Përktheu: Fadil Bajraj

Mos u dorëzo kurrë
Pa marrë parasysh se çfarë po ndodh
Mos u dorëzo kurrë
Zhvillo zemrën
Tepër energji në botë
Është shpenzuar për të zhvilluar mendjen
Në vend të zemrës
Zhvillo zemrën
Jij i mëshirshëm
Jo sall me miqtë e tu
Por me të gjithë
Jij i mëshirshëm
Puno për paqe
Në zemrën tënde
Dhe në botë
Dhe e them sërish
Mos u dorëzo kurrë
Pa marrë parasysh se çfarë po ndodh rreth teje
Mos u dorëzo kurrë

Exit mobile version