Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2 pati përplasje të shumta ndërmjet banorëve.
Një diskutim mes Adrit dhe Ylli Dervishit u komentua në një klip që është përgatitur për këtë spektakël.
Bëhet fjalë për disa ngacmime që Buci ia bëri Adrit në lidhje me partneren e tij, Ilirjanën.
Në këtë mes ndërhyu Shqipe Hysenaj, të cilën prezantuesi Alaudin Hamiti nuk e la të fliste.
Ai iu drejtua ashpër duke thënë se ‘a ka pasur të dashur’ dhe se duhet të flas kur t’i thotë ai.
“Mos ma luaj moralisten. A ke pasur të dashur, që ta dish. Reago kur të them unë”, iu drejtua Hamiti.
Përkundër kësaj, në BBVK pati edhe disa situata të tjera të tensionuara. /Telegrafi/