Telegrafi

“Mos luaj me ndjenjat e mia”, si rekordi i Bolt u ‘thye’ nga një gabim epik

Usain Bolt nuk ka rivalë në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra.

Xhamajkanit i përkasin rekordet në të dyja këto disiplina garash, ndërkohë që verën e shkuar amerikani Noah Lyles as vetë nuk u besoi syve kur pa kronometrin të ndalej në kohën 18.90 sekonda, çka ishte rekord.

22-vjeçari me atë kohë parakalonte Boltin, i cili më parë kishte regjistruar kohën më të shpejtë, 19.19 sekonda. Lyles po garonte në Florida dhe kur ai kaloi finishin, komentatori i BBC u shpreh se kishte ndodhur diçka gabim.

Lexo po ashtu Dalin në pah detaje nga jeta Usain Bolt - çfarë bën legjenda e atletikës si i pensionuar

Madje dhe vetë amerikani ngriti duart lart, pasi nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte. Koha e tij e mëparshme ishte 19.50 sekonda, por këtë herë ai ishte vendosur në korsinë e gabuar.

Praktikisht ai kishte vrapuar vetëm 185 metra. Më pas ishte Bolt që reagoi në Twitter për ngjarjen e ndodhur. “Nuk mund të luash me ndjenjat e mia kështu”, shkruante sprintieri, i cili normalisht vazhdon ta mbajë rekordin. /Telegrafi/