Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej ditësh, bukuroshja nga Peja ka publikuar këngën e saj më të re “Malli” në bashkëpunim me Skerdin.
Këmnga është një baladë e zhanrit pop dhe R&B, dhe është punuar nga vet Skerdi në muzikë dhe tekst.
“Malli” është vizualizuar edhe me një klip, xhirimet e të cilit janë kryer në jug të Shqipërisë.
Ana vizuale e projektit është realizuar nga produksioni Play Play Video. /Telegrafi/