Grupi B konsiderohet si grup ferri në në Kampionatin Evropa, me Spanjën, Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë që janë pjesë e këtij grupi.
Dy ndeshjet e para do të jetë Shqipëri – Itali dhe Spanjë – Kroaci, ku të dyja pritet të jenë të zjarrta.
Ylli më i madh i Spanjës, Alvaro Morata ka folur për këtë grup, ku e ka vlerësuar edhe Shqipërinë.
“Duam të shkruajmë historinë. Ne kemi fituar 3 Evropiane, po aq sa Gjermania, ndërkohë që asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë 4 herë”.
“Kështu që jemi të karikuar në maksimum dhe kemi një dëshirë të madhe për të punuar e bërë mirë në Gjermani”.
“Nuk jemi favoritë, pasi ka skuadra të tjera spektakolare. Por të tillë ishim edhe Evropianin e kaluar dhe u eliminuam në gjysmëfinale ndaj Italisë me penallti”.
“Jemi në gjendje të përballemi me çdo kundërshtar. Italinë dhe Kroacinë i njohim mirë, pasi jemi përballur me ta në Ligën e Kombeve”.
“Janë Kombëtare me lojtarë konkurrues, cilësi që e kanë edhe shqiptarët. Duhet t’i bëjmë të vuajnë kundërshtarët tanë duke qarkulluar ne topin”, deklaroi Morata.
Shqipëri-Spanjë, dueli i tretë në grup për kuqezinjtë e Sylvinhos, është programuar për datën 24 qershor në Duseldorf. /Telegrafi/