Monika Salihu u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo pas daljes ka dërguar një mesazh për secilin banorë, ku shumë edhe u lënduan nga fjalët e këngëtares së njohur.
Artistja shqiptare tha për Gani Gërminë se ka qenë njeriu i vetëm që e ka ofenduar në atë shtëpi.
“Njeriu i vetëm që më ka ofenduar në atë shtëpi”, u shpreh Salihu.
E njëjta tutje theksoi: “Mos ofendo vëllai im se kur të dalësh jashtë vetëm kur po vijnë për fotografi e fjalë miradije, mjafton”.
Monika ndryshe e theksoi disa herë se nuk është për atë lojë, pasi nuk dëshiron të dilte nga vetja.
Veç Ganisë, Monika hodhi kunja edhe për konkurrentët e tjerë brenda. /Telegrafi/