Klubi francez, AS Monaco ka njoftuar se Cesc Fabregas do të largohet kur t’i skadojë kontrata në fund të qershorit.
Spanjolli iu bashkua skuadrës franceze nga skuadra e Ligës Premier, Chelsea në janar 2019, por ka luftuar me lëndime këtë sezon në Stade Louis II.
Monaco tani ka konfirmuar se 35-vjeçari do të largohet nga klubi pas tre vitesh e gjysmë, posa kontrata e tij të përfundoj në fund të këtij muaji.
Thanks for everything, 𝒍𝒆𝒈𝒆𝒏𝒅! 🪄⚽️#GraciasCesc | @cesc4official pic.twitter.com/LkmTUvk211
— AS Monaco EN (@AS_Monaco_EN) June 18, 2022
Njoftimi i Monacos erdhi me anë të faqeve zyrtare.
“Mesfushori me më shumë se 830 ndeshje në karrierë, kontrata e të cilit po përfundon, largohet nga klubi i Principatës tre vjet e gjysmë pas ardhjes së tij”, thuhej në njoftim.
Thank you @cesc4official! 🇪🇸
The midfielder with more than 830 career games, whose contract is coming to an end, leaves the Principality club three and a half years after his arrival.#GraciasCesc ❤️🤍 pic.twitter.com/KhZa1F7ge3
— AS Monaco EN (@AS_Monaco_EN) June 18, 2022
Fabregas nuk e ka ndërmend të pensionohet, pasi synon të luajë në sezonin e ardhshëm, por nuk dihet se ku do ta vazhdoj karrierën.
35-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe me Barcelonën dhe Arsenalin. /Telegrafi/
𝗚𝗥𝗔𝗖𝗜𝗔𝗦 👏#GraciasCesc | @cesc4officialpic.twitter.com/Hy7gXHZlMh
— AS Monaco EN (@AS_Monaco_EN) June 18, 2022