Ilkay Gundogan pati një paraqitje tjetër të madhe ku kësaj radhe me Manchester Cityn e tij fitoi ndaj Tottenham me rezultat 3-0 në “Etihad Stadium”.
Mesfushori gjerman shënoi dy herë dhe fitoi një penallti në pjesën e parë për ta quar ekipin e Pep Guardiola drejti fitores dhe epërisnë prej shtatë pikëve në krye të tabelës.
Gundogan në pjesën e dytë, shënoi dy gola dhe atë me këmbën e tij të majtë, që gjoja llogaritet si këmba e tij e dobët.
Goli i tij i parë këtë mbrëmje erdhi pas një lojë të bukur nga Raheem Sterling , ndërsa i dyti me një driblim magjik ndaj Davinson Sanchez. Ky driblim kujton atë të Lionel Messit ndaj Jerome Boateng.
Ish lojtari i Borussia Dortmund deri tani ka shënuar 11 gola në Ligën Premier – nëntë në po kaq ndeshje në vitin 2021.
Ilkay Gundogan has more #PL goals (8) than any other player in 2021 🔵#MCITOT pic.twitter.com/OMwTPfG0BM
— Premier League (@premierleague) February 13, 2021
Në fakt, askush në të gjithë Evropën nuk ka shënuar më shumë gola sesa Gundogan deri më tani këtë vit.
Tëitter është mbushur me reagime pas golit të tij të bukur, duke bërë krahasime me Lionel Messin dhe Ronaldo fenomenin. /Telegrafi/
📊| Only two midfielders have scored 10+ Premier League goals so far this season:
🔴 Bruno Fernandes (13)
🔵 İlkay Gündoğan (10)[@Squawka] pic.twitter.com/p0eZvES8Mj
— City Chief (@City_Chief) February 13, 2021
🤯 Ilkay Gundogan has now scored more Premier League goals in 2021 than 14 of the teams in the division pic.twitter.com/Xj8kNG6c5R
— WhoScored.com (@WhoScored) February 13, 2021