Një video e shpërndarë nga ushtria ukrainase duket se tregon se sistemet e mbrojtjes ajrore Crotale-NG të dhuruara nga Franca kanë shënuar “goditjen” e tyre të parë të konfirmuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, nga brenda një prej automjeteve, tregojnë goditjen, duke shkaktuar brohoritje nga ekuipazhi në automjet.
Ministri francez i mbrojtjes Sébastien Lecornu konfirmoi fillimisht transferimin e dy baterive Crotale-NG në nëntor të vitit 2022.
#Ukraine: The first footage of a 🇫🇷 French Crotale NG short-range air-defense system in service with the Ukrainian army.
We can see two missiles fired in an attempt to take down a Russian cruise missile- the second one hits the target. pic.twitter.com/avdf9HBn5J
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) March 20, 2023
Crotale është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër i projektuar gjatë Luftës së Ftohtë për të mbrojtur një zonë lokale kundër aeroplanëve me fluturim të ulët.
Megjithëse nuk mund të arrijnë aeroplanët në lartësi të mëdha, ato mbeten të rrezikshme për helikopterët, dronët me lartësi të ulët deri në mesatare dhe aeroplanët luftarakë që fluturojnë poshtë për të përdorur me saktësi bombat ose raketat, të cilat mbeten arma kryesore e sulmit tokësor të të dyja palëve. /Telegrafi/