Një përplasje e tmerrshme është kapur nga disa kamera mbikëqyrëse në një autostradë të Buenos Aires-it në Argjentinë.
Mediat raportojnë se një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës së njerkut të tij, një mjet tip “Volkswagen” teksa ecte në një mbikalim të autostradës me 170km/h.
Videoja dramatike tregon një makinë të bardhë e cila shkatërron barrierat mbrojtëse, fluturon në ajër dhe bie në tokë në rrugën e motorëve “General Paz”.
Gjithçka ndodhi në orët e para të premten në mëngjes, përcjell Shqiptarja.
Në video shihet mjaft qartë se si automjetet e tjera që po qarkullojnë në rrugë, frenojnë direkt për të shmangur grumbullimin e shumë makinave.
Adoleshenti Patricio Avila i cili po drejtonte automjetin ‘ Volkswagen Voyage’, mbijetoi me disa lëndime serioze.
Njëra nga dëshmitaret Veronica, është shprehur e habitur se si ka mundësi që dikush të shpëtojë gjallë pas një aksidenti të tillë.
Gruaja u shpreh për gazetën “Clarin se Avila”, se adoleshenti ishte mbuluar me gjak dhe kishte gjysmën e trupit të tij brenda veturës dhe gjysmën jashtë.