Një burrë në Indi është shtypur për vdekje nga një elefant, kur turma e qytetarëve provokuan tufën e kafshëve në një rezervat në Morongi.
Videoja e filmuar nga zyrtari i rezervatit Parveen Kaswan, ka shkruar në rrjetin social se një person ka humbur jetën, duke pyetur se kënd duhet akuzuar për këtë, transmeton Telegrafi.
E autoritetet lokale kanë identifikuar burrin si Pachkal Mura, 45-vjeç, i cili derisa po tentonte të ikte nga elefanti u shtyp për vdekje me të katër këmbët.
Pavarësisht që u dërgua me urgjencë në spital për tretman, mjekët atje vetëm sa konstatuan vdekjen e tij – pasi ishte tepër vonë për të ndërhyrë. /Telegrafi/
A human lost his life. I wonder whom to blame. pic.twitter.com/KQVGzRq0Ca
— Parveen Kaswan (@ParveenKaswan) July 26, 2021