Dy peshkatarë mbetën të tmerruar kur një anije gjigante u përplas me varkën e tyre të vogël në Kanalin Anglez.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jake Davison, 27 vjeç, ishte në brigjet e Eastbourne në East Sussex me një mik, kur ata panë anijen gjigante që po vraponte drejt tyre.
Një kamerë, që ishte vendosur për të regjistruar ekspeditën e Jake, përfundoi duke filmuar çiftin ndërsa ata bërtisnin.
Dhe pamjet video tregojnë çiftin duke bërtitur dhe duke sharë me zemërim.
Jack dhe shoku i tij i anijes u ngritën në këmbë dhe arritën ta lundronin varkën në mënyrë të sigurt në port pa u fundosur, pavarësisht se ai pësoi lëndime të rënda në shpinë. /Telegrafi/