Nëse ekziston ndonjë person në botë që mund t’i tregojë Beyonce Knowles çfarë të bëjë, ajo është vajza e saj, Blue Ivy.
E njëjta gjë vlen edhe për mogulin e muzikës rep, Jay Z, i cili iu bindet kërkesave të vajzës së tij gjashtëvjeçare.
Në ceremoninë e Grammy Awards, ajo ishte ulur në mes të prindërve të saj, Jay Z dhe Beyonce, ndërsa nga aty mund të shihte gjithçka çfarë bëjnë prindërit e saj.
Gjatë fjalimit prekës të Camila Cabellos, e cila tregoi si ishte të jesh një imigrante, çifti i famshëm i këngëtarëve e duartrokitën.
Mirëpo, vajza e tyre vendosi që ata duhej t’i ndërprisnin duartrokitjet. Në rrjetet sociale është shpërndarë në masë të madhe një video, në të cilën shihet momenti kur Blue iu kërkon nënës dhe babait që të mos duartrokasin.
Ndërsa prindërit i binden kërkesës së vajzës. Ajo fillimisht i drejtohet Beyonce, kurse më pas kthehet kah Jay Z.
Blue Ivy controlling the crowd and the world. #Grammys pic.twitter.com/oWLnRFlvcT
— Carly Heading (@carlyylalaa) January 29, 2018
Momenti zgjat vetëm disa sekonda, mirëpo kjo ka mjaftuar që videoja të shpërndahet dhe të marrë komente të shumta. /Telegrafi/
Blue Ivy pulled a “calm down relax. it’s not that serious” perfect stan twitter gif pic.twitter.com/zdhx4tdCHh
— bree (@seokjinferal) January 29, 2018