Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin Nenad Orloviq, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj.
Policia njoftoi se arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it më datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore.
Në pamjet që janë publikuar në rrjetet rrjetet sociale mund ta shihni arrestimin e të dyshuarit Orloviq, i njohur si “Nemac” dhe “Rusi”. /Telegrafi/