Site icon Telegrafi

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd – rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Protesta në Beograd ka përfunduar dhe aty thuhet se ishin mbledhur shumë njerëz.

Sipas pretendimeve të policisë, protestuesit ishin 107,000. Megjithatë, shumë besojnë se numri ishte disa herë më i madh.

Sipas raportimeve, protesta kaloi pa incidente të mëdha.

Vetëm nga fundi pati disa përplasje, por më pas studentët që organizuan protestën njoftuan se ajo kishte përfunduar.

Por në fund të protestës ka ndodhur një situatë e çuditshme.

Ishte gjatë 15 minutave heshtje për 15 viktimat e tragjedisë në Novi Sad tre muaj më parë – shkak për të cilin edhe nisën protestat.

Aty, dhjetëra mijëra njerëz qëndruan të heshtur për 15 minuta.

Mirëpo, në një moment u dëgjua një zhurmë e madhe. Në atë moment, rruga e mbushur me protestues u zbraz papritur.

“… turma filloi të ndahej shpejt në dy pjesë. Nuk munda të shihja nëse ishte një makinë apo ndonjë lloj përleshje dhe reagimi i papritur i njerëzve. Në rreth dhjetë sekonda, njerëzit u mblodhën në njërën anë të rrugës ose në tjetrën. Kishte frikë të madhe, shumica e njerëzve as që mund të kuptonin se çfarë po ndodhte”, ka thënë një reporter në një transmetim të drejtpërdrejtë.

Është e mundur që njerëzit në atë turmë menduan se dikush po drejtonte një makinë drejt tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version