Site icon Telegrafi

Mollët janë plot sheqer – a bën t’i hamë dhe sa janë të shëndetshme

Një mollë në ditë e mban mjekun larg jush

Me siguri edhe ju që nga fëmijëria e keni dëgjuar këtë fjalë të urtë, mirëpo a keni pyetur ndonjëherë sa kalori ka një mollë dhe a është ajo fare e shëndetshme siç kanë menduar nënat tona?

Mollët janë pema e dytë pas bananeve të cilat më së shumti hahen madje me arsye të mirë. Nuk kushtojnë shumë, janë të shëndetshme dhe të shijshme.

Sipas të dhënave, në një mollë e madhësisë mesatare ka 95 kalori. Molla me lëvore ka yndyrë zero, 25 gramë hidrokarbure, 19 gramë sheqer, 4 gramë fibra dhe nuk ka proteina.

Nëse ju brengos kjo e dhënë që molla ka aq shumë sheqer, nuk është sheqeri i njëjtë të cilin e merrni kur hani çokollatë.

Fibrat janë mënyrë natyrore e rregullimit të nivelit të sheqerit në gjak dhe gjenden në pemë dhe perime. Fibrat ndihmojnë në tretjen e ngadalësuar të ushqimit, gjë që pengon ngritjen e vrullshme të sheqerit në gjak të cilin do ta kini kur hani ëmbëlsirë.

Me konsumimin e rregullt të mollëve ulni shanset që të sëmureni nga diabeti i tipit 2.

Për shkak të fibrave të bollshme që i kanë mollët janë probiotik i shkëlqyeshëm, ndërkaq vetëm një mollë do t’i plotësojë 14 për qind të nevojave ditore për vitaminën A dhe 11 për qind të nevojave për vitaminën C.

Mund t’ju ndihmojnë edhe në rregullimin e masës trupore dhe janë të shkëlqyeshme për ngrënie midis racioneve.

Lexo po ashtu Të gjelbra apo të kuqe? Ja cilat mollë janë më të shëndetshme për trupin

Meqë me mollë i shtoni fibrat, proteinat dhe yndyrat, rekomandohet që të hahet një mollë me një lugë kikirikë apo ndonjë gjalpë të ngjashëm.

Vitamina C e cila gjendet në mollë mund t’ju ndihmojë që më mirë të absorboni hekurin nga gjalpi. /Telegrafi/

Exit mobile version