Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ka ndjekur nga afër performancën e Usher në “Super Boël 2024”.
Ajo ka ndarë disa pamje në Instagram, aty ku numëron afro 200 mijë njerëz.
Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, duket se është argëtuar tejet shumë në këtë shfaqje.
E njëjta është veshur me një kostum të ngushtë ngjyrë gri, i cili ia vë në pah linjat trupore.
Ish-Miss Shqipëria ka qenë e shoqëruar nga influencuesja e famshme, Sofia Harmanda.
Xhesika ndërkohë rikthehet herë pas here në Shqipëri, për të qenë më afër familjes e shoqërisë, por edhe për projekte.
Kujtojmë që Berberi u shpall ‘Miss Universe Albania’ në vitin 2011. /Telegrafi/