Skena, në të cilën Sharon Stone i josh policët në “Basic Instinct”, është padyshim një prej skenave më të përfolura në industrinë filmike. Prandaj, pikërisht ky moment është frymëzim i përhershëm i femrave të guximshme.
Modelja hungareze, Barbara Palvin, është njëra prej tyre dhe e ka risjellë skenën në kuadër të video-kalendarit të sivjetmë të revistës LOVE.
Si femra e nëntë me radhë nga 24 klipet që janë realizuar, 23-vjeçarja ka zgjedhur rolin e fatales Catherine Tramell.
Vlen të theksohet se Barbara nuk ka qenë as e lindur kur është realizuar trileri-erotik me Michael Douglas e Sharon Stone në rolet kryesore.
Disa nga bukuroshet tjera që kanë xhiruar klipe për këtë video-kalendar janë edhe Rita Ora, Irina Shayk, Bella Hadid, Heidi Klum e Doutzen Kroes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9p49jozccLo