Modelja amerikane, Blac Chyna, së fundmi ka nisur procesin e heqjes së fillerëve dhe zvogëlimit të të pasmeve dhe gjoksit për t’iu rikthyer dukjes së mëparshme.
Ajo ndau video të shumta në profilin e saj në Instagram në fillim të këtij muaji, duke treguar se si duket tani, ndërsa deklaroi se i vjen keq që vendosi të ndryshojë, por theksoi se e bëri këtë vetëm sepse e bënë të tjerët.
“Dua që të gjitha zonjat të dinë të mos bëjnë injeksione silikoni, sepse mund të sëmuresh, mund të vdesësh, mund të kesh komplikime dhe të gjitha këto çmenduri”, është shprehur Chyna duke shtuar se ishte vetëm 19 vjeçare kur i nisi këto procedura kozmetike.
Edhe pse shumëkush i ka thënë se procesi i heqjes së fillerëve dhe botoksit do të ishte i dhimbshëm, ajo nuk hoqi dorë nga vendimi i saj. 34-vjeçarja ka thënë se nuk ishte e shqetësuar për mundësinë e lëndimit dhe tashmë është lodhur nga opinioni se si duhej të dukej.
Modelja, e cila u bë e famshme prej se u një yll në programe reale televizive, përveç ndryshimit fizik, vendosi ta ndryshojë edhe sjelljen duke vendosur ta çaktivizojë profilin në faqen e internetit OnlyFans për hir të dy fëmijëve të saj. /Telegrafi/