Ky model crossover, nuk është emëruar në bazë të emrit të një vendi, por bazuar në një fjalë që ka të bëjë me vendin e takimit
Ka shumë gjëra që mund të thuhen për këtë veturë, që Hyundai do ta prezantojë gjatë muajit që vjen në New York Auto Show, ndërsa emri është shumë i veçantë, transmeton Telegrafi. Në këtë aktivitet, prodhuesi korean do ta prezantojë Hyundai Venue 2020.
Makina është crossoveri më i vogël nga kjo kompani, ndërsa është dedikuar për banorët e rinj urbanë, që ende nuk kanë qindra mijëra të ardhura.
E tëra që dihet, është se do të ketë kabinë të vogël, teksa nuk do të jetë i kushtueshëm, ndërsa mbanë emrin Venue, që në gjuhën angleze nënkupton vendtakim apo vendngjarje.
Sa i përket makinave crossover, Hyundai tradicionalisht i ka emëruar në bazë të vendeve të ndryshme si Tucson në Arizona, Santa Fe në Meksikë, Santa Cruz është një zonë në Kaliforni, Pallisade quhet formim i strukturës malore dhe Kona është një regjion në Hawaii.
Njëjtë ka ndodhur edhe me makinat që Hyundai i ka larguar nga prodhimi si Veracruz që është një shtet në Meksikë, apo Creta prej ishullit të Kretës në Greqi. /Telegrafi/
https://youtu.be/5Z7UEgeDooo