Alfa Romeo rregullisht “ngacmon” ithtarët e saj rreth modeleve të reja të veturave.
Së fundmi, prodhuesi italian ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, e cila i referohet thashethemeve se varianti i ri SUV i segmentit B do të quhet “Brennero”.
“Ndoshta e kemi ditur gjatë gjithë kohës”, thuhet në përshkrimin e videos.
Video përfshin edhe disa koordinata GPS për në Muzeun Arese, shtegun Baloccco dhe Stelvio Pass, të cilat na dërgojnë në Brennero, Itali.
Maybe we’ve known it all along.#AlfaRomeo pic.twitter.com/dE10xGYXwO
— Alfa Romeo (@alfa_romeo) December 6, 2023
Shtegu për në Brennero është pak më shumë se 45 kilometra i gjatë dhe llogaritet si një nga “më të ulëtit” në Alpe.
Gjithashtu edhe modelet e tjera SUV Alfa Romeo Tonale dhe Stelvio janë emëruar pas rrugëve malore në Alpe.
SUV-i i ri i Alfa Romeo-s pritet të debutojë në fillim të vitit 2024, dhe në thelb do të jetë versioni i Alfa Romeo-s Jeep Avenger dhe Fiat 600.
Brennero pritet të jetë modeli i ri i parë elektrik i markës italiane. /Telegrafi/