Site icon Telegrafi

Mjellma ngjitet në majë të autobusit të qytetit në Angli – vozitet falas nëpër rrugët e qytetit

Operatori i autobusëve në një qytet britanik ka shpërndarë një foto të një mjellme e cila e përdori transportin publik duke hipur mbi një autobus urban.

Reading Buses e vendosi një foto në Twitter ku shihet mjellma duke hipur në një nga autobusët e operatorit në Reading, Berkshire.

“Fluturimi është kaq i mbivlerësuar këto ditë”, shkroi Reading Buses në Twitter, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Dhe me tarifat prej 2.25 eurove (2 funteve) në të gjithë autobusët tanë, edhe mjellmat e dinë se autobusi është më i miri! Mos u bëni një patë budallaqe — futuni në një nga autobusët tanë sot!”, thuhej tutje në postim.

Operatori në një postim vijues në Twitter shkroi se organizata bamirëse për kafshët e egra Swan Lifeline u kontaktua dhe e mori mjellmën për ta dërguar në një kontroll te veterinari dhe për ta vëzhguar atë.

“Faleminderit për të gjithë ata që ndihmuan me pasagjerin tonë të papritur sot”, mbylli postimin Reading Buses. /Telegrafi/

Exit mobile version