Site icon Telegrafi

Mjekët grinden gjatë operacionit, harrojnë gruan e shtrirë pa vetëdije dhe foshnjën e porsalindur që vdes nga neglizhenca e tyre (Video)

Një fëmijë i porsalindur ka vdekur vetëm disa sekonda pasi erdhi në jetë, kur dy mjekët të cilët po kryenin operacionin me rrugë cezariane filluan të grinden dhe harruan të kujdesen për të.

Mjekët Ashok Nainwal dhe Tak janë filmuar duke u grindur për më shumë se 30 minuta, dhe e gjithë kjo grindje ka ndodhur derisa po e kryenin operacionin, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara brenda spitalit Umaid në Jodhpur në Rajasthan në pjesën perëndimore të Indisë, tregon se si dy mjekë grinden, derisa Anita Singh, nëna e foshnjën qëndron pavetëdije e shtrirë në sallën e operacionit.

Kur mjeku Nainwal solli në jetë foshnjën në spitalin më të madh të qytetit, ai nuk jetoi më shumë se disa sekonda për shkak të neglizhencës së mjekëve që grindeshin.

Dhe pasi që kjo video është bërë virale, që të dy mjekët janë pushuar nga puna dhe kanë filluar hetimet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version