Shpesh nuk vëmë artikuj të thatë në enë qelqi, ndërkaq mizat e grurit fatkeqësisht mund të arrijnë deri te ushqimi edhe nëpërmjet qeseve të letrës apo të plastikës
E dini se si miza e grurit arrin deri në kuzhinën tonë? Nëse ndieni gërdi, atëherë këtë pjesë mund ta kaloni, mirëpo fjala është për atë se çfarë gjendet në drithërat tuaja:
Femra e mizës së grurit vë vezë në kokrra dhe këtë mund ta bëjë madje 254 herë!
Kur larvat të dalin nga vezët, ato qëndrojnë prej 1 deri në 5 muaj dhe ushqehen me kokrra. Kur të rriten, larva del nga kokrra për t’u çiftuar dhe gjen vend të ri për ushqim, transmeton Telegrafi.
Si do t’i eliminoni nga kuzhina?
– Sapo të blini artikuj, menjëherë kontrolloni.
– Nëse mundeni, fusni në frigorifer me ngrirje të thellë për një javë në mënyrë që të shkatërrohen vezët.
– Blini sasi më të vogla artikujsh në mënyrë që sa më parë t’i shpenzoni.
– Vendosni artikujt në enë qelqi dhe mbyllni mirë. Rregullisht pastroni kuzhinën enët e sipërpërmendura.
– Qeset e vogla të piperit të zi do të mund t’i përzënë mizat, andaj vendosni nëpër kuzhinë.
– Hidhni gjithë ushqimin në të cilin gjenden. Meqenëse mund të kalojnë nëpër letër apo najlon, të gjitha kontrolloni mirë.
– Pastroni me thithëse pluhuri sirtarët në kuzhinë, të gjitha plasaritjet dhe sipërfaqen e punës.
– Pastroni sirtarët me uthull të bardhë.
– Qeset në të cilën gjenden larvat hidheni nga shtëpia.
– Shpesh verifikoni a janë shfaqur sërish, sepse nevojitet kohë që t’i eliminoni tërësisht. /Telegrafi/