Në plazhin me rërë të Cape Ray në Neëfoundland, Kanada, është shfaqur një anije e fundosur.
Besohet se rrënojat e anijes u sollën në plazh nga Uragani Fiona, transmeton Telegrafi.
Siç raporton BBC, besohet se anija është ndërtuar në shekullin e 19-të, por më shumë nuk dihet.
Shërbimet kanadeze po punojnë për të ruajtur mbetjet e rrënojave dhe më pas do të ketë një hetim që duhet të zbulojë se për cilën anije bëhet fjalë.
Pamjet e filmuara nga ajri me dron, shfaqin atë që ka mbetur nga anija misterioze që përfundoi në plazhin e Cape Ray. /Telegrafi/