Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli tashmë ka nisur punën për këngë të reja.
Pas përfundimit të BBVA, Luizi lansoi një duet në bashkëpunim me aktorin dhe ish-banorin e Big Brother VIP Albania 1, Donald Veshaj.
“2 Shotsa” u mirëprit nga fansat e tyre, ndërsa tani këngëtari nga Shkodra ka ndarë një imazh ku shihet në një studio muzikore me kantautorin, Elgit Doda.
“Mishi kokërr”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e fotos që postoi për fansat në Instagram.
Përveç kësaj, Ejlli më parë ka njoftuar gjithashtu se pritet të sjell bashkëpunime me emra të njohur si Yll Limanin, Elvana Gjatën, Noizyn e Stinen.
Ndërkohë, 37-vjeçari pas daljes nga shtëpia e famshme ka nisur edhe koncertet dhe mbrëmje muzikore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. /Telegrafi/