Këto rezultate shtojnë dyshimin se inflamacionet e ndryshme të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet e gingivave mund të kenë ndikim të dëmshëm në tru, transmeton Telegrafi.
Sëmundjet periodontale mund të nxisin inflamacion në tërë trupin që është faktor i dobësimit të funksionit mendor.
Pastaj sëmundjet e dhëmbëve mund të pengojnë edhe marrjen e ushqimit, që njëkohësisht mund të ndikojë edhe në funksionin mendor si pasojë e mungesës së ushqimit të nevojshëm për organizmin.
Gingiviti fillon në hapësirën midis dhëmbëve. Shumica e individëve nuk e përdorin fillin dentar rregullisht. Pastrimi i rregullt me furçë nuk mund të arrijë këto zona kritike.
Edhe dhëmbët më të shëndetshëm mund të shfaqin shenja të kësaj sëmundjeje.
Mishrat e dhëmbëve gjakosen lehtësisht gjatë përdorimit të furçës, janë të ënjtura, të ndjeshme në prekje. Pacienti mund të ketë erë të keqe dhe shije jo te mirë në gojë. /Telegrafi/