Site icon Telegrafi

Mishi i dhisë është më i shëndetshëm sesa ai i lopës apo pulës

Mishi i dhisë është ushqimi bazë në shumë kultura, duke përfshirë atë të Afrikës Veriore, të Lindjes së Mesme dhe atë të kuzhinave Karaibeane.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, mishi i dhisë është alternativë e shëndetshme e mishit të lopës dhe të pulës sepse përmban më pak kalori, yndyrë dhe kolesterol, transmeton Telegrafi.

Përveç se ka një shije të mahnitshme, ka shumë arsye të ndryshme se përse duhet ta keni në konsideratë konsumimin e këtij lloji të mishi.

85 gramë mishi dhie përmbajnë rreth 122 kalori, 0.79 gramë yndyrë të ngopur dhe 3.2 miligramë hekur.

Këtë mund ta krahasoni me 179 kalori, 3 gramë yndyrë të ngopur dhe 2.9 miligramë hekur që gjenden në mish të lopës.

Pra, mishi i dhisë ka më shumë hekur, ka nivele më të krahasueshme të proteinës dhe nivele më të ulëta të yndyrës së ngopur, si dhe më pak kalori dhe kolesterol krahasuar me mishin e lopës dhe atë të pulës.

Sa i përket gatimit, mishi i dhisë mund të gatuhet në shumë mënyra, por që të gjitha kërkojnë gatim të ngadaltë dhe me temperaturë të ulëta. /Telegrafi/

Exit mobile version