Këngëtarja e njohur shqiptare, Miriam Cani, ka bërë një ndryshim në dukjen e saj, gjegjësisht tek flokët.
Përmes një postimi në Instagram, ajo bëri të ditur se transformoi veten në një dukje të freskët, duke i prerë flokët.
E për këtë, reagimi ishte i menjëhershëm nga partneri i saj, Alban Skenderaj, i cili tha se po i pëlqente ky model i ri i flokëve.
“Nuk e di ç’mendoni ju, por mua po më pëlqen ky stili i ri i flokëve të Miriamit”, shkroi këngëtari në një postim në InstaStory.
Miriami dhe Albani me vite të tëra janë bashkë dhe çifti kanë dy fëmijë së bashku.
Ata janë çifti më i përfolur i shtypit rozë dhe gjithmonë nxisin kureshtjen e publikut.