Pasi u njoftua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, edhe Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri ka vendosur të mos aplikojë çmimin 42 lekë [0.35 euro] për kilovat orë për fashën mbi 800 kW për konsumatorët familjarë për nëntorin.
Bordi i ERE-s argumentoi se vendimmarrja vjen si pasojë e mos ndryshimit të çmimeve për Furnizuesin e Shërbimit Universal.
Aplikimi i fashës 800 kW sipas njoftimeve të mëhershme nga kryeministri Edi Rama do të duhej të ishte në zbatim prej muajit nëntor, por qeveria si fillim e Enti Rregullator më pas kanë vendosur shtyrjen e tij për muajin dhjetor.
Cmimi për konsumatorët mbetet i pandryshuar në 9.5 lekë [0.08 euro] për kW orë. /Telegrafi/