Site icon Telegrafi

Miratohet raporti i Projektligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash miratoi Raportin me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe Konfiskuar, raport ky i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se ky Projektligj nuk përmban ndikime shtesë buxhetore.

Komisioni aktualisht po shqyrton raportin e vitit 2021 të RTK-së, ku për këtë po raportojnë kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj. /KP/

Exit mobile version