Site icon Telegrafi

Miratohen tri marrëveshje ndërkombëtare, Kosovës i vihen në dispozicion 59 milionë euro për reformimin e skemave sociale

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Në seancën parlamnetare, 81 deputetë kanë votua për, nëntë kundër dhe asnjë abstenim për marrëveshjen ndërkombëtare e financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati me anë të kësaj marrëveshje vendit tonë do t’i vihen në dispozicion 59 milionë euro për këtë reformë.

“Kosovës i vihen në dispozicion mbi 59 milionë euro për reformimin e skemave sociale”, shkruan Murati në Facebook.

Po ashtu, me 88 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim është votuar edhe marrëveshja e kredisë për projektin-korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Deputetët kanë miratuar edhe marrëveshjen e tretë me 90 vota pro, e cila ka të bëjë me projektin “Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren”, ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. /Telegrafi/

Exit mobile version