Telegrafi

Ministria ukrainase e Mbrojtjes pretendon se Rusia ka humbur 496 mijë ushtarë nga fillimi i luftës

Ministria ukrainase e Mbrojtjes po vazhdon të publikojë raportet sa i përket humbjeve ruse në tokën ukrainase.

Vetëm brenda një dite, ukrainasit pretendojnë se ushtria ruse ka humbur 1,300 ushtarë, 41 sisteme artilerike si dhe 22 autoblinda.

Kjo është konfirmuar edhe nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Humbjet e forcave ruse që nga fillimi i luftës vlerësohen të jenë si më poshtë:

496,370 (+1,300) personel ushtarak;

7,611 (+6) tanke;

14,721 (+22) autoblinda;

12,820 (+41) sisteme artilerike;

1,077 (+0) sisteme raketore;

812 (+1) sisteme të mbrojtjes ajrore;

354 (+0) aeroplanë;

326 (+0) helikopterë;

10,346 (+56) dronë;

2,208 (+1) raketa;

27 (+0) anije;

1 (+0) nëndetëse. /Telegrafi/