Site icon Telegrafi

Ministria e shëndetësisë: Të gjithë insulinat në Maqedoni janë nga prodhuesit më cilësor botëror

„Jemi dëshmitarë të edhe një përpjekjeje tragjikomike të LSDD dhe deputetes Jagoda Shahpaska për të krijuar panik në mesin e personave me diabet, të krijojnë pasqyrë tërësish të rrejshme për gjendjen me terapinë e insulinës në vend, duke e keqpërdorur gjatë kësaj këtë grup të ndjeshëm të pacientëve”, qëndron në reagimin e MSh ndaj akuzave të LSDM në konferencën për shtyp, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Të gjithë insulinat që shfrytëzohen në Republikën e Maqedonisë janë nga prodhues botëror me renome të sistemeve shëndetësore më të zhvilluara në botë. Furnizimi i insulinës në barnatore bëhet në përputhje me recetat e mjekëve specialistë, dhe në tërësi janë në përputhje me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, si dhe me udhëzimet dhe protokollet e kësaj sfere”.

Nga MSh e hedhin poshtë si të pavërteta konstatimin se në Maqedoni ka krizë të insulinës, dhe thonë se sasitë e insulinës u përgjigjen në tërësi nevojave të pacientëve me diabet.

“Me siguri LSDM e nxitur nga njohuritë se si janë realizuar tenderët për furnizim të insulinës në kohën e tyre, tani në mënyrë të panevojshme përhapin panik dhe frikë në mesin e personave me diabet”, thuhet në reagimin me shkrim të Ministrisë për shëndetësi të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version