Ministria e Mbrojtjes e Letonisë, ka reaguar pas sulmit ndaj ushtarëve letonezë të KFOR-it në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tyre Twitter, kjo ministri ka thënë se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armësh.
“Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë nisur hetimet”, thuhet në reagim.
Ndërkaq, KFOR-i ka njoftuar se po heton një incident indirekt zjarri më 25 dhjetor në afërsi të patrullës së KFOR-it të NATO-s.
Sipas KFOR-it, duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën.
KFOR ka kërkuar që palët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve.
“Ne i nxisim të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut” – thuhet në mes tjerash në reagimin e KFOR-it.
Të hënë, kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Nët takim u bisedua për veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.
“Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, u theksua në takim,
Barrikadat në veri janë ngritur që nga 10 dhjetori nga disa serbë lokalë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i cili akuzohet për organizimin e “sulmit terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./Telegrafi/
Svētdien, 25. decembrī, Kosovā, veicot iekšzemes patruļu, Latvijas miera uzturētāju virzienā tika raidīti šāvieni. Cietušo incidentā nav.
Kosovas policija un @NATO_KFOR Militārā policija ir sākusi izmeklēšanu. pic.twitter.com/OPToYHXTwn
— AizsardzībasMin. (@AizsardzibasMin) December 26, 2022