Site icon Telegrafi

Ministri Peci viziton kryetarin e Leposaviqit, flasin për projekte milionëshe në atë komunë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka shkuar në zyrë kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemit.

Peci ka thënë se kryetarit i ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, si dhe kanë diskutuar për disa projekte, transmeton Telegrafi.

“Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit. Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumë milionëshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare”, ka theksuar ai.

Kryetari i Leposaviq ka pranuar para disa ditësh detyrën si kryetar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version