Site icon Telegrafi

Ministri Mehaj takon kryetarin e Podujevës, flasin për thellimin e bashkëpunimit ndër-institucional

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ndërsa kanë diskutuar mënyra dhe forma të përafrimit dhe thellimit ndër-institucional mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komunës së Podujevës, me qëllim të realizimit të projekteve me interes të përgjithshëm.

Kryetari Bulliqi i ka parashtruar ministrit Mehaj disa prej kërkesave të banorëve të Podujevës, si trajtimin e disa rrugëve me zhavor në zonat malore dhe kufitare në Komunën e Podujevës, në të cilat Ministria e Mbrojtjes mund të ndihmojë përmes teknologjisë së saj në hapjen dhe trajtimin e tyre.

Minstri Mehaj shprehu gatishmërinë e plotë që ndihma nga ana e kësaj Ministrie nuk do të mungojë dhe FSK do të qëndrojë pranë qytetarëve me të gjitha kapacitetet e saj. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version