Site icon Telegrafi

Ministri Maqedonci: Ushtarët e FSK-së nuk kanë mbetur pa ushqim, koncepti i ri ofron vetëqëndrueshmëri dhe kosto më të ulët

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Kosovës se asnjë ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk ka mbetur pa ushqim, duke sqaruar kështu shqetësimet që janë ngritur në lidhje me furnizimin ushqimor të ushtarëve.

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, Maqedonci ka shpjeguar se ka pasur disa vështirësi në fillim të procesit të ndryshimit të konceptit të furnizimit me ushqim për FSK-në.

“Në asnjë moment dhe në asnjë rast ushtarët nuk kanë mbetur pa ushqim. Normalisht ka pasur një vështirësi kur kemi ndryshuar konceptin e ndryshimit të ushqimit e cila ka ardhur për arsyen që ne kemi bërë ndërprerje të një fenomeni i cili ka dëmtuar për vite të tëra ushtrinë, atë të dhënies së kontratave emergjente për nëntë vite me radhë 10 herë një operatori dhe që përveç që ka dëmtuar buxhetin e shtetit gjithashtu nuk ka siguruar qëndrueshmëri në ushqim.

Rasti i fundit i 29 nëntorit dëshmon që ushtria jonë të ketë vetë qëndrueshmëri në ushqim.

Them me përgjegjësi të plotë që koncepti i ri për vetë qëndrueshmëri në ushqim përveç që mundëson një kosto të ulët të shpenzimeve, të cilën po e bëjmë për më pak se katër milionë euro”, ka thënë Maqedonci. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version