Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka nisur mëngjesin e hershëm të ditës së pavarësisë, me vizitë në Termocentralet ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’.
Ai ka shkruar në Facebook se punëtorët e KEK punojnë pandërprerë për të na siguruar energji nëpër shtëpitë tona, për çka ju jam mirënjohës.
“Në mëngjesin e hershëm të ditës së pavarësisë, fillova ditën me vizitë në Termocentralet Kosova A dhe B! Punëtorët e KEK punojnë pandërprerë për të na siguruar energji nëpër shtëpitë tona, për çka ju jam mirënjohës. Nuk është e lehtë puna në KEK dhe minierë! Në këtë vizitë jemi bashkë me Ambasadorin e Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovë! Nëse keni ndonjë pyetje për ekzekutivin, e dini adresën! #kosova10”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi