Site icon Telegrafi

Ministrat arab e cilësojnë të paligjshëm vendimin e Trumpit për Jerusalemin

Arab Foreign Ministers meet at the Arab League headquarters in Cairo, Egypt, Sunday, Nov. 19, 2017. The foreign ministers of four Arab nations are meeting in Cairo to discuss a draft Saudi declaration on countering Iranian influence in Arab affairs. (AP Photo/Nariman El-Mofty)

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe gjatë një takimi në Egjipt, e kanë dënuar vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për njohjen e Izraelit si kryeqytet të Jerusalemit.

Në një deklaratë të lëshuar sot, ministrat arab e kanë cilësuar vendimin, “të paligjshëm” dhe u kanë bërë thirrje liderëve të vendeve të tyre, që me urgjencë të mbajnë një takim për të diskutuar për çështjen e Jerusalemit.

Ata kanë propozuar që mbledhja të mbahet në Jordani.

Trump ka njoftuar më 6 dhjetor se Shtetet e Bashkuara e njohin zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka premtuar se Ambasadën Amerikane do ta bart nga Tel Avivi në Jerusalem.

Trump ka thënë se vendimi vetëm e ka reflektuar realitetin dhe se kjo gjë nuk do të ndikojë në pozitën që ka SHBA-ja si ndërmjetësues në konflitin izraelito-palestinez.

Exit mobile version