Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ditën e enjte në trasen e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.7 i masave shkëmbore nga ana e majtë të rrugës.
Në njoftim thuhet se me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor: 15.00 deri në pastrimin e rrugës”./Telegrafi/