Milot Rashica është kthyer në njërin ndër lojtarët më të mirë të gjigantit turk Galatasaray.
Ai edhe pse në një konkurrencë të fortë me emra të njohur, vazhdon të jetë pjesë e formacionit startues, fal golave dhe asistimeve.
Në ndeshjen e sotme ndaj Konyaspor, Milot Rashica shënoi gol të bukur në minutën e 31-të, pasi pranoi një top në zonë, duke shmangur një mbrojtës në zonë dhe duke gjetur rrjetën.
🇹🇷 Milot Rashica scores his 2nd league goal to give @GalatasaraySK the lead!🚀🦁 #SuperLig
— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) March 17, 2023
Ai u asistua nga Kerem Akturkoglu për rezultatin 1-0.
GOOOOOLLLLLLLLLLL
Milot Rashica 🔥 pic.twitter.com/PJw3i4SLor
— DefanSports (@DefanSports) March 17, 2023
Ky ishte goli i dytë në kampionat, ku ka edhe katër asistime. /Telegrafi/