“Në Kuvend ka komunikim mes të gjitha partive politike, ajo që kemi vërejtur në Kuvend është se deputetë të caktuar që i takojnë koalicionit qeverisës tashmë po japin sinjale se janë të pakënaqur me mënyrën se si qeveriset Maqedonia, veçanërisht nga pushteti ekzekutiv dhe sinjalet që na dërgohen neve si parti më e madhe opozitare, disa struktura brenda LSDM-së dhe BDI-së po mendojnë për zgjedhje të mundshme të parakohshme si opsion për ta testuar legjitimitetin e qytetarëve”, tha deputeti dhe anëtari i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski për “Sitel”.
Milloshoski theksoi se disa deputetë të LSDM-së tashmë janë nën presion nga pushteti ekzekutiv.
“Disa deputetë të pakënaqur të LSDM-së, të cilët zgjedhjet e parakohshme i shohin si opsion, tashmë po marrin thirrje nga figura më me ndikim në pushtetin ekzekutiv për të rishqyrtuar mendimin e tyre, gjegjësisht janë nën presion të lehtë për të ndryshuar mendimin e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, theksoi Milloshoski.
Ai ka theksuar se nuk përjashtohet iniciativa për interpelancë të qeverisë.
“Është në lojë opsioni i iniciativës së mosbesimit ndaj qeverisë, si mjet demokratik ku mund të kanalizohet kjo pakënaqësi e qytetarëve dhe e një numri më të madh të deputetëve”, thotë Milloshoski./Telegrafi/