Saudi Al-Nassr nuk e ka ndërmend të ndalet vetëm në sjelljen e Cristiano Ronaldos, pasi ata planifikojnë t’i bashkojnë atij edhe yje të tjerë të mëdhenj të futbollit evropian.
Siç raporton Catalunya Radio, drejtuesit e Al-Nassr kanë kontaktuar me mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Sauditët e pasur i ofruan Busquets një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh, por kapiteni i Barcelonës nuk pranoi.
34-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Barcelona, por Catalunya Radio raporton se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë liga MLS nëse largohet nga Camp Nou.
Inter Miami tregoi interes për të dhe megjithëse pronari i atij klubi, David Beckham, nuk mund të ofrojë para si sauditët, Busquets do të preferonte të shkonte atje dhe të tregonte se jo të gjithë janë pas milionave saudit./Telegrafi/