Site icon Telegrafi

Miliona fansa ia hoqën ndjekjen në Instagram – Hailey Bieber është personi më i papëlqyer në internet për shkak të Selenas

(Foto: People/Instagram)

Nëse jeni të përfshirë në botën e rrjeteve sociale, atëherë e dini se drama e vërtetë këto ditë po ndodh në Instagram.

Pasi Kylie Jenner dhe Hailey Bieber dyshohet se talleshin me Selena Gomezin, miliona fansa ua kanë bërë ‘unfollow’ në Instagram, ndërsa në komente i kanë etiketuar si “vajza të këqija”.

Ndërkohë, Selena është bërë femra më e ndjekur në atë rrjet social dhe vetëm brenda pak ditësh ka përfituar mbi 10 milionë ndjekës të rinj dhe aktualisht ndiqet nga 391 fansa në Instagram.

Edhe pse Hailey nuk është deklaruar, një vështrim në komentet poshtë postimeve të saja, dëshmon se ajo aktualisht është personi më i urryer në internet.

Lexo po ashtu ‘Lufta e fansave’ – Selena la prapa Kylien, ndërsa fitoi dy milionë ndjekës brenda 24 orësh në Instagram

Në vijim janë disa nga komentet:

Nëse nuk do të ishte, Justin askush nuk do të dinte për ty.

Kush je ti?

Je përplot urrejtje.

Ke rënë nën 50 milionë ndjekës. Ke marrë fund.

Nuk kam mundur të besoj se qe aq keqdashëse.


Lexo po ashtu Konkurrencë e madhe ndërmjet Kylie Jenner dhe Selena Gomez për fronin e femrës më të ndjekur në Instagram

Gomezin shumëkush e kujton nga seritë dhe filmat në të cilat luajti në Disney Channel dhe pastaj ajo ndoqi një karrierë të suksesshme si këngëtare dhe aktore, derisa Hailey u bë e njohur botërisht pas martesës me Justin Bieber, por edhe si vajza e aktorit Stephen Baldwin.

Ka shumë pak fansa në anën e modeles në këtë dramë të rrjeteve sociale. Tani për tani, asnjëra palë nuk e ka komentuar situatën ekzistuese. /Telegrafi/

Exit mobile version