Fiorentina dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Rossonerët udhëtojnë drejt Firencës për t’u përballur me klubin Viola në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Artemio Franchi me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Stefano Piolit vjen nga një seri prej tri fitoreve radhazi dhe synon fitoren e katërt për t’u kaluar në pozitën e dytë në tabelë.
⏳ Match Preview
Poche ore al calcio d'inizio di #FiorentinaMilan: avvicinati alla serata di Firenze con la nostra analisi #SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) March 4, 2023
Në anën tjetër, vendasit kanë rifilluar gjetjen e formën me një barazim dhe një fitore në dy ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë rezultatet pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Fiorentina: Terracciano; Dodo, Martinez Quarta, Igor, Biraghi; Amrabat, Mandragora; Nico Gonzalez, Bonaventura, Ikone; Cabral
Milan: Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori; Messias, Bennacer, Tonali, Theo Hernandez; De Ketelaere; Rebic, Giroud
/Telegrafi/