Vetëm një gol është shënuar në pjesën e parë të sfidës së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Milanit dhe Tottenham Hotspur.
Skuadra vendase e nisi shumë mirë takimin në San Siro duke arritur ta zhbllokojë rezultatin që në minutën e shtatë.
Një goditje të Theo Hernandez e devijoi portieri në drejtim të Brahim Diaz, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Kur po afrohej fundi i fraksionit të parë, Theo Hernandez ka mundur të reagonte më mirë në ndërtimin e një mundësie rreziku, por pasimi nuk ishte i duhuri.
Pritet të shihet cili do të jetë reagimi i Tottenhamit në gjysmën e dytë, pasi lojtarët t’i marrin direktivat e Antonio Contes. /Telegrafi/
https://twitter.com/Renima_boy/status/1625594718917648385