Milani duket se do të ketë një verë tejet të ngjeshur, pas rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Klubi italian po kërkon që të përforcohet në disa reparte dhe tashmë ka filluar t’i realizojë disa nga shënjestrat.
Mike Maignan, portieri i Lilles po e kompleton transferimin te Rossonerët, duke zëvendësuar Gianluigi Donnarumman që e kërkon largimin.
Sipas asaj që raporton La Repubblica, Elseid Hysaj, Danilo D’Ambrosion dhe Olivier Giroudin.
Milani shënjestëron sulmuesi francez si mbështetës të Zlatan Ibrahimovicit, e që largimi i tij nga Chelsea do të ndodhë në këtë verë.
Elseid Hysaj nuk është i lumtur te Napoli dhe agjenti i tij ka konfirmuar se janë duke i shqyrtuar ofertat.
D’Ambrosio në anën tjetër nuk është në planet e Antonio Contes dhe largimi i tij nga Interi mund të konsiderohet si i realizuar. /Telegrafi/