Pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Milanit po del të jetë shumë e fortë, ku kuqezinjtë edhe pse ishin në disavantazh u kthyen në fund.
Anglezët e kanë nisur shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë.
Në minutën e 9-të, Trent Alexander-Arnold u fut në zonë gjuan, ndërsa nga topi i devijuar pëson Mike Maignan (1-0).
https://www.youtube.com/watch?v=_A0YZqQ5mnM&ab_channel=GOATHIGHLIGHTS
Vetëm pak minuta më pas Ismael Bennacer luan me dorë në zonë, ku gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë gjuan Salah, por Maignan mbron goditjen e tij, dhe të një sulmuesi tjetër të Liverpoolit pastaj.
Milani u kthye furishëm në minutat e fundit, duke barazuar fillimisht me Ante Rebic, i cili shënoi pas asistimit të Rafael Leaos (1-1).
👀 Rebic with a killer finish to equalize #SempreMilanhttps://t.co/zfbgaiwXK8
— SempreMilan (@SempreMilanCom) September 15, 2021
Në minutën e 44-të, Milani ktheu gjithçka në favor, ku Brahim Diaz arriti të shënojë në portën e zbrazët, pas topit të kthyer nga Robertson (2-1).
https://twitter.com/Arnauz_d/status/1438228313881780224
Deri më tani pamë një pjesë të parë të jashtëzakonshme, ku edhe pjesa e dytë pritet të jetë e tillë. /Telegrafi/